Ilustrim - Policia në aksion në - Foto: KALLXO.com

Pamje: Aksioni i Policisë në Gjakovë

Forca të shumta të Policisë janë duke vazhduar aksionin e nisur sot pasdite në Gjakovë.

Rreth 100 pjesëtarë të Policisë, përfshirë edhe Njësitë Speciale, kanë ndërmarrë sot një aksion në qytetin e Gjakovës kundër lokaleve të lojërave të fatit, të cilat dyshohet se po e vazhdojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme.

KALLXO.com sjell pamje ekskluzive nga operacioni i cili po vazhdon ende.

Siç dihet, Ligji kundër lojërave të fatit ka hyrë në fuqi më 10 maj 2019.

Ky Ligj ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 28 mars 2019.