Ilustrim
Hyn në fuqi Ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit
Që nga sot në Kosovë lojërat e Fatit janë të ndaluara me Ligj.
E kjo pasi që zyrtarisht ka hyrë në fuqi Ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit, i cili është votuar në Kuvendin e Kosovës më 28 mars të këtij viti.
Këtë iniciativë të Qeverisë së Kosovës e kanë përkrahur 69 deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët poashtu kërkuan që të përfshihet edhe Llotaria e Kosovës.
Ligji ishte botuar në Gazetën Zyrtare më 24 prill, teksa i njëjti konsiderohet se hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit.
ATK thotë se 436 pika të lojërave të fatit të cilat janë të licencuara e shumë të tjera të cilat nuk janë të licencuara do të mbyllen për një periudhë prej 10 vjetësh.
Dy vrasjet që kanë ndodhur në dy pika të lojërave të fatit në Lipjan dhe Suharekë ngritën alarm për funksionimin e këtyre pikave dhe quan deri në miratimin e një ligji që e ndalon veprimtarinë e këtyre bizneseve.
https://kallxo.com/dosja-e-vrasjes-ne-lipjan-si-u-vra-prapa-shpines-punetori-i-kazinos/
https://kallxo.com/vrasja-ne-kazino-ne-suhareke-policit-te-dyshuar-i-vazhdohet-paraburgimi/
.