Skenderaj, arrestohet një person i dyshuar për bixhoz ilegal

Një person në Skenderaj është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak se njësitë policore gjatë kontrollit në shtëpinë e tij kanë hasur gjatë persona duke luajtr lojëra të fatit.

Sipas njoftimit të Policisë, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 294 qipa pokeri, tri palë letra bixhozi dhe një fletore për evidencë të lojërave.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin policor.

Rasti i iniciuar si ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ka ndodhur dje në fshatin Llahushë të Skenderajt.