Kuvendi i Kosovës, FOTO: KALLXO.com

Kuvendi miraton Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit

Projektligji për ndalimin e Lojërave të Fatit ka marrë dritën jeshile edhe në shqyrtimin e dytë në Kuvendin e Kosovës.

Në votimin e këtij projektligji morën pjesë 69 deputetë, ku u vendos që të mbyllen të gjitha lojërat e fatit në vend.

Në fillim të kësaj seancë, kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku tha se anëtarët e këtij komisioni, pas shqyrtimit të parë të projektligjit nuk kanë arritur vendimmarrje.

“Janë dy amendamente, neni i parë ndryshon në tekstin si në vijim: me këtë ligj ndalohen dhe mbyllen të gjitha lojërat e fatit në gjithë Kosovën, me këtë ligj shfuqizohet ligji aktual për lojërat e fatit. Në ndërkohë në Komisionin për Buxhet nuk kemi pasur vendimmarrje”, tha Abdixhiku.

Kurse, Albulena Haxhiu, kryetare e Komisionit për Legjislacion, tha se komisioni që ajo udhëheqë ka mbajtur mbledhje, mirëpo nuk kanë dalë me një rekomandim.

Kurse, në shqyrtimin e parë të  Projekltigjit për ndalimin e Lojërave të Fatit kaloi me 60 vota për dhe 3 abstenime.

https://kallxo.com/kalon-ne-lexim-te-pare-projektligji-per-ndalimin-e-lojerave-te-fatit/

Gjatë ditës së sotme po ashtu u mbajt edhe seanca e jashtëzakonshme për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve.