Pal Lekaj refuzon të komentojë trashjen e monopolit të homologimit

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka refuzuar të flasë në lidhje me vendimin e tij që t’ia ndërpresë punën Fakultetit Teknik dhe të njëjtën t’ia kalojë një kompanie tjetër private.

Ai këtë veprim e ka bërë në kundërshtim me Ligjin për konkurrencën.

Duke u bazuar në një udhëzim administrativ, Ministra e Infrastrukturës ia ka ndalur veprimtarinë e a-testimit Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe të njëjtin ia ka kaluar kompanisë EuroLab e cila e ka monopolin e kësaj veprimtarie, mirëpo së fundi i është trashur ky monopol.

Disa nene të këtij udhëzim administrativ, sipas Autoritetit Kosovar të Konkurrencës janë në kundërshtim me Ligjin për konkurrencë.

Ekipi i Drejtësia në Kosovë ka provuar dy herë ta intervistojë ministrin Lekaj, por ai ka refuzuar të flasë. Ai gjithashtu nuk u është përgjigjur e-maileve, e as telefonatave për intervistë.

Drejtësia në Kosovë ka publikuar sonte hulumtimin që tregon se si përmes një udjëzimi administrativ, Ministria e Infrastrukturës  kundërligjshëm ia ka dhënë kompanisë EuroLab të drejtën për të kryer a-testet.

 

‘’Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).’