Guvernatori i BQK-së: Asnjë nen i rregullores nuk është diskutuar në Bruksel
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili është duke raportuar para Komisionit për Buxhet në lidhje me rregulloren e re për operacionet me para të gatshme.
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj pyeti Guvernatorin Ismalili se “a ka pasur presion që ta përfaqësoj Kosovën në dialog në Bruksel”, për shkak se sipas tij nuk ka ligj që e përcakton një gjë të tillë.
“A keni pasur shantazh, presion ose diçka të kësaj natyre? Se nuk ka ndodh në histori të Kosovës që një guvernator ta përfaqësoj Kosovën në dialog, që ta merrni këtë barrë. Në cilin ligj jeni bazu që ta merrni këtë barrë? A frikësoheni që një ditë do të dënoheni për këtë gjë?” – pyeti Lekaj.
Sipas Lekajt, “kumpirin e nxehtë” Qeveria ua gjuajti Bankës Qendrore, kur nisi presioni nga aleatët ndërkombëtar.
“Faji nuk është i juaji. Ma mirë ka qenë me qëndru ju këtu për çfarëdo sqarimi hajdeni në zyre, e jo të shkoni atje. Tek që ka shku çështja në OKB këtu është çështja e madhe”- vazhdoi Leka.
Guvernatori i BQK-së tha se rregullorja e BQK-së nuk është diskutuar në Bruksel.
“Le të del dikush që u diskutu në Bruksel një nen i Rregullores, unë sot e la punën”- tha Ismaili.
Ai tha se BQK ka qenë vetëm pjesëmarrëse në takimin e mbajtur në Bruksel duke insistuar se nuk ka pasur negociata.
As nuk ka, as nuk ka pas, se nuk kemi pas negociata në Bruksel. Ne kemi pas kërkesë për shpjegim për rregulloren tonë.
“ Po, ne është dashtë të shkojmë se rregullorja ka qenë e jona. Nuk u prek as një pikë, as presje e rregullores tonë në takim. As nuk ka pas negociata, as nuk u fol dinari. E vërteta është që me këtë rregullore u rregullu sistemi ynë financiar. I kam thënë zotëri Lajçak që as nuk ka qenë nevoja të vijmë, por mbasi na është kërkuar t’i sqarojmë opsionet tona, kemi shkuar. Ne nuk mendojmë që kemi sjell dëm të vendit që kemi shku në Bruksel”- tha Guvernatori në kunërpërgjigjen ndaj deputetit Leka.
Guvernatori Ismaili: BQK ka qenë e përjashtuar nga masat ndëshkuese të BE-së