Behgjet Pacolli - Foto: REL/EPA-EFE

Pacolli: Kosova e fitoi betejën ndaj Serbisë dhe Rusisë për Organizatën Botërore të Doganave

Ministri i Punëve të Jashteme, Behgjet Pacolli në takimin vjetor të Organizatës Botërore të Doganave tha se Kosova me miqtë fitoi betejën për të qenë anëtare e kësaj organizate.

“Sot përfundoi takimi vjetor i Organizatës Botërore të Doganave. Përpjekjet e Serbisë, Rusisë dhe Kinës për të bllokuar Kosovën nga ushtrimi i të drejtave të saj si anëtare, dështuan”, tha Pacolli.

Sipas tij, Kosova mori pjesë në të gjitha votimet, u aprovua kontributi vjetor financiar dhe kishte të drejtën e plotë dhe të barabartë për të folur dhe për të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet.

“Ky është një sukses për pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe një argument tjetër se pavarësia dhe statusi i Kosovës si një anëtar i barabartë i bashkësisë ndërkombëtare është një çështje e mbyllur”, tha Pacolli.

“Unë jam mirënjohës ndaj delegacionit të Kosovës dhe miqve tanë për luftën e fuqishme në mbrojtjen e anëtarësimit tonë dhe parandalimin e skenarëve të Serbisë dhe Rusisë”, shtoi ai tutje