Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

MPJ: Të pikëlluar nga tërmeti shkatërrues në Marok, të gatshëm për ofrim ndihme

Ministria e Punëve të Jashtme ka shprehur pikëllim për tërmetin që goditi Marokun duke lënë të vdekur qindra persona.

Përmes rrjetit Twitter, ministria ka shprehur gatishmëri për ofrim të ndihmës.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga tërmeti shkatërrues që ka goditur Marokun. Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjet e pikëlluara dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit. Kosova është e gatshme të japë mbështetjen e saj në përpjekjet për ndihmë”- shkruan ministria.

Një tërmet i rrallë dhe i fuqishëm goditi Marokun mbrëmjen e së premtes, duke u marrë jetën më shumë se 800 personave, sipas njoftimeve më të fundit. Lëkundjet e tërmetit dëmtuan ndërtesa që nga malet Atlas e deri në qytetin historik të Marakeshit.

Marok, qindra të vdekur dhe shkatërrime nga tërmeti