Zhbllokimi i rrugës pas ortekut | Foto e ardhur në KALLXO.com

Ortek në Rrugën për Rugovë

Në kilometrin e pestë të Rrugës Pejë-Rugovë, saktësisht mbi tunelin e dytë të kësaj rruge, sot ka rënë një ortek që për fat të mirë nuk ka shkaktuar viktima e as të lënduar.

Megjithatë orteku ka shkaktuar bllokim të rrugës që çon drejt destinacionit turistik të Kosovës dhe kolona të gjata makinash.

Një kompani e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës ka hapur rrugën, pasi Komuna e Pejës ende nuk ka ndonjë operator të kontraktuar për mirëmbajtje rrugësh.

Fotografitë e bllokimit të rrugës që çon në Rugovë i dërgoi një qytetar në KALLXO.com.

Në to shihen përpjekjet e punëtorëvë të kompanisë për largimin e borës dhe mundësimin e vazhdimit të qarkullimit.

Sipas dërguesit të fotografive, rruga është zhbllokuar vetëm pas dy orësh, ndërsa nëpër të nuk pati mundësi qarkullimi prej orës 12:00 deri në 14:00.

rruga1 rruga2 rruga4 rruga5

Për dallim nga orteku në Rugovë që nuk shkaktoi viktima, në Brezovicë më 21 janar një ortek mbyti një qytetar të Ferizajt.

http://kallxo.com/orteku-mbyt-nje-te-ri-ne-brezovice/

Më 11 shkurt 2012 në Restelicë të Dragashit nga një ortek vdiqën 10 anëtarë të familjes Reka.

Atëherë nga gërmadhat e shtëpisë ku jetonte, u nxor e gjallë Amsera Reka, atëkohë pesëvjeçare.

http://kallxo.com/restelica-kater-vite-pas-ortekut-te-bores/