
Kanioni i Shushicës, Foto: KALLXO.com
LIVE - Bjeshkët e Pambrojtura
Komuna e Pejës e ka hapur një rrugë në Kanionin e Shushicës, pjesë e zonës së parë të mbrojtur të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
Jeta Xharra, përmes hulumtimit në teren, e ka dokumentuar dëmtimin e zonës së mbrojtur.
Në KallxoPërnime do të ndiqni se çfarë thonë zyrtarët që janë të thirrur për të mbrojtur “Bjeshkët e Nemuna” dhe çfarë thotë kryetari i Komunës së Pejës për punimet e realizuara pa lejen mjedisore?
Po ashtu do të prezantohen dëshmi si është dëmtuar Kanioni.
Ndiqeni hulumtimin dhe debatin me:
Gazmend Muhaxheri – Kryetar i Komunës së Pejës
Elbasan Shala – Drejtor i Inspektoratit në Ministrinë e Mjedisit
Naim Bytyçi – Asamblist në Komunën e Pejës
Fatmir Morina – Drejtor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Numuna”
Agron Nikqi – Drejtor i Shërbimeve Publike në Pejë
Arsim Shehu – Pronar i Kompanisë