ARKIV: Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në Ferizaj

Gjatë kontrollit – bastisjes në një lokal të paregjistruar në Ferizaj, ku dyshohej për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, Policia ka hasur 10 persona të dyshuar, të cilët janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar.

Rasti ka ndodhur pak pas mesnatës së kaluar në rr. “Liman Reka”, në Ferizaj.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar 1350 çipa në vlera të ndryshme me të cilët kishin qenë duke luajtur personat e dyshuar si dhe 1290€ para.

Për rastin është njoftuar prokurori, i cili e ka cilësuar rastin  dhe është duke u hetuar.