Ilustrim

Matiqan, 2 të arrestuar për organizim të lojërave të fatit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona janë arrestuar nën dyshimin për organizim të skemave piramidale.

Sipas PK-së, rasti ka ndodhur në rrugën “Malush Kosova” në Matiqan të Prishtinës, me 19 korrik 2019, rreth orës 22:00.

“Janë arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit kishin organizuar lojëra të fatit në lokalin e tyre ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar katër aparate si provë materiale. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Kuvendi i Kosovës në mars të këtij viti, kishte miratuar Projektligjin për ndalimin e Lojërave të Fatit, vendim ky i cili u miratua edhe nga ana e Qeverisë së Kosovës.