Ilustrim

Policia dhe IPK japin detaje për aksionin e përbashkët kundër fajdeve dhe bixhozit në 4 qytete të Kosovës

Operacioni i koduar ‘Toto’, i realizuar nga Policia e Kosovës dhe Inspektoriati Policor i Kosovës (IPK), ka rezultuar me disa të arrestuar, përfshirë edhe një zyrtar policor.

Aksioni ka qenë i shtrirë në Prishtinë, Prizren, Malishevë e Suharekë, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale – fajde; detyrim; dhe organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, ndërsa ka qenë i autorizuar nga Prokuroria e Prizrenit dhe Gjykata e Prizrenit.

“Deri në këtë fazë të realizimit të operacionit janë kontrolluar disa lokacione dhe deri me tani janë arrestuar disa persona te dyshuar. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, disa vetura, telefona mobil, armë dhe municion” – thuhet në komunikatë.

KALLXO.com sot gjatë ditës ka raportuar ekskluzivisht për këtë aksion të Policisë dhe IPK-së.

Aksion i gjerë në disa lokacione në Kosovë kundër fajdeve dhe detyrimit, i dyshuar edhe një polic