Operimi i hidrocentraleve pa leje, Komisioni Parlametar i Mjedisit i shkon në zyre ZRrE-së

Komisioni Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor ka zhvilluar sot një takim informues në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRrE) mbi problemin e funksionalizimit të hidrocentraleve në vend.

KALLXO.com ishte në ZRrE për më shumë se 1 orë e 30 minuta, për të përcjellë këtë ngjarje, por një gjë e tillë nuk u lejua nga ky institucion, me arsyen  se takimi ishte informues me deputetet e Kuvendit dhe i njëjti nuk ishte paralajmëruar për publikun.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, Muharrem Nitaj, ka treguar arsyet e takimit.

“E kemi një problem me funksionin e mini hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, i kemi disa vërejtje të banorëve në disa zona të caktuara, e kemi një informacion që Ministria e Mjedisit nuk ka furnizuar me leje mjedisore asnjërën prej hidrocentraleve të cilat sot janë në funksion. Prandaj kemi ardhur të flasim me ZRrE-në, për të parë se cili është roli i tyre në gjithë këtë problematikë dhe po mundohemi ta gjejmë se ku është problemi dhe pse këto hidrocentrale nuk kanë leje mjedisore dhe pse në disa raste po e tejkalojnë fazën testuese, që në disa raste mund të jetë në disa muaj dhe po vazhdojnë prodhimin me energji elektrike pa pasur leje mjedisore”, ka thënë për KALLXO.com Muharrem Nitaj.

“Jemi në proces të konsultave, të grumbullimit të informacioneve”, deklaroi ai.

Përveç kryetarit të Komisionit Paralamentar ishin edhe anëtaret e tjerë deputetë, Liburn Aliu, Ganimete Musliu dhe Salih Zyba.

Ndryshe, të shtunën në grykën e maleve të Deçanit është protestuar kundër funksionimit të dy hidrocentraleve pa leje në këtë anë, “Bellaja” dhe “Deçan”.

Vjetërsohet lënda ndaj kompanisë që planifikon të investojë miliona në hidrocentrale

Kompanisë “KelKos Energy” iu vazhdua afati për plotësimin e dokumenteve edhe për 90 ditë të tjera, ndonëse një vendim paraprak obligonte këtë komani që brenda tre muajve të pajisej me leje mjedisore dhe certifikatë të përdorimit, në të kundërtën do t’i ndëpritej puna.

Në protestën, bashkë me banorët e Dukagjinit ishte edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Liburn Aliu.

Ai paralajmëroi edhe formimin e një komisioni hetimor kundër hidrocentraleve që operojnë pa leje.

“Kosova ka një plan nga viti 1985, i cili ka qenë plan afat gjatë, për menaxhimin e resurseve ujore dhe në bazë të atij plani, një hidrocentrali si ky nuk parashihet, ne kemi bazë që të dyshojmë mbi mënyrën sesi është dhënë pëlqimi mjedisor, pëlqimi ujor për këtë hidrocentral. Dhe konsiderojmë që është e domosdoshme që sa më shpejt të filloi një Komision Hetimor që t’i shqyrtojmë të gjitha ato allaborate dhe ato leje mjedisore”, pari deklaruar deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu.

https://kallxo.com/paralajmerohet-komision-hetimor-per-hidrocentralet-pa-leje-ne-decan/

Operimi pa leje

Siç thuhet në vendimin e ZRrE-së të datës 28 mars, e të cilin e posedon Gazeta Jeta në Kosovë, “KelKos Energy” me datë 24 shkurt të vitit 2016 kishte bërë një kërkesë për marrjen e licencës për prodhimin e energjisë elektrike. Pas shqyrtimit të kërkesës, ZRrE kishte vërejtur se kompanisë i kishte munguar leja mjedisore, e cila lëshohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe siç thuhet në vendim, nga ajo kohë deri më tani, “KelKos Energy” nuk e ka dërguar lejen mjedisore në ZRrE.

ZRrE ishte njoftuar zyrtarisht me datë 22 janar 2019 nga MMPH se kompania “KelKos Energy” nuk kishte aplikuar në këtë Ministri për leje Mjedisore për prodhim të rrymës elektrike.

Ndërsa, më 1 mars të këtij viti, vetë ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kishte njoftuar ZRrE-në se operatori ekonomik “KelKos Energy” nuk i kishte plotësuar të gjitha kushtet administrative për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh të Deçanit, dhe si rrjedhojë Ministria kishte vlerësuar se nuk janë plotësuar kriteret ligjore për operim.

Ndonëse, “KelKos Energy” nuk i kishte plotësuar kushtet dhe dokumentet e nevojshme, operimi në dy hidrocentralet, “Bellaja” dhe “Deçan”, ishte lejuar me kushtin që brenda 90 ditëve kompania t’i plotësojë dokumentet e nevojshme, por ky afat është vazhduar edhe për tre muaj të tjerë.

Vjetërsohet lënda ndaj kompanisë që planifikon të investojë miliona në hidrocentrale

www.kallxo.com