Foto: Komuna e Junikut
Një komunë e hap parkingun për veturat e mërgimtarëve
31.12.2018 - 15:44
Komuna e Junikut e ka ngritur lart ‘rampën’ për t’ua mundësuar veturave të mërgimtarëve që të gjejnë vend në parkingun zyrtar.
Këtë e ka bërë të ditur komuna përmes një njoftimi në Facebook.
Parkingu do të mbetet i hapur deri më 3 janar 2019.
“Të nderuar bashkatdhetarë, mirë se keni ardhë në vendlindje. Komuna e Junikut ka hapur parkingun zyrtar për ju, i cili do të jetë i hapur nga sot deri me datën 03.01.2019. Urime festa e vitit të ri, ja kalofshi si është më së miri URIME!”, thuhet në njoftimin e komunës