Ilustrim

Policia arreston të dyshuarin pasi pengoi inspektorët komunal

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person në Junik nën dyshimin se ka kryer veprën penale pengim i personit zyrtar.

Sipas policisë, i dyshuari pas shqiptimit të një gjobë lidhur me një deponi, ka penguar inspektorët komunal dhe ka kërkuar nga drejtori i Shërbimeve Publike që të largohen nga prona e tij.

Në raportin 24 orësh policor është thënë se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 15:00.

Tutje është thënë se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.