Foto: Ilustrim

Në Vragoli të Fushë Kosovës hajnat ia thyejnë veturën, ia vodhën çantën me para

Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në një market ne fshatin Vragoli të Fushë Kosovës persona të dyshuar e kanë thyer dhe vjedhur çantat e dorës me një shumë të konsiderueshme të parave.

“Një mashkull dhe dy femra shqiptare shtetas të Shqipërisë, kanë raportuar se në një parking të një  marketi, i është thyer vetura me targa të Shqipërisë dhe sipas tyre nga vetura i janë vjedhur dy çanta te dorës, në të cilat kanë pasur një shumë të konsiderueshme të parave, si dhe dokumente personale”, ka njoftuar Policia, e cila ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.