Në Prishtinë mbyllet për herë të dytë një tjetër lokal i masazhit

 

Inspekcioni në Prishtinë ka mbyllur një tjetër lokal të masazhit për herë të dytë. Sipas drejtorit Adonis Tahiri, lokali i mbyllur nuk kishte plotësuar dokumentacionin dhe si pasojë është gjobitur e i është hapur procedurë penale.

“Edhe ky lokal i masazhit ishte mbyllur javë më parë. Heqja e bllombës dhe rifillimi i punës pa plotësim të dokumentacionit, pason me gjobë dhe procedurë penale”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.