Ilustrim

Tre të arrestuar për prostitucion në lokale të masazhit në Prishtinë

 

Policia Kosovës (P.K) ka njoftuar se Hetuesit policorë të Sektorit Qendror të Hetimeve nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pas hetimeve paraprake dhe në koordinim me prokurorin e rastit, gjatë ditës së djeshme rreth orës 19:00 në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ Prishtinë, kanë kontrolluar një lokal ku kryheshin masazhe.

Policia njofton se për rastin të iniciuar si dyshim i kryerjes së veprave penale: ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’ dhe ‘’bashkëkryerje’, ka arrestuar tre të dyshuar; një burrë me inicialet D. M. (viti i lindjes 1987), një grua D. I. (viti i lindjes 1991) dhe një grua tjetër A. L. (viti i lindjes 1999).

Gjithashtu Policia tregon se në atë lokal është hasur edhe një shtetase e Shqipërisë pa dokumentacion përkatës dhe me proceduarat e saj merren zyrtarët policorë nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e P. K-së.

Sipas Policisë, të dyshuarit në këtë rast janë intervistuar nga hetuesit policor dhe me aktvendim të prokurorit të rastit, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.