Presidenti Thaçi nderon me medaljen presidenciale të meritave albanologun Francesko Altimari - Foto: Facebook

Nderohen me Medalje Presidenciale Albanologët nga Kalabria e Sicilia

Presidenti i Kosovës ka nderuar sot me medaljen presidenciale të meritave albanologët nga Kalabria dhe Sicilia, Françesko Altimari, Matteo Mandala dhe profesorin nga Prishtina, Anton Nikë Berisha, për kontributin e dhënë në fushën e studimeve albanologjike.

“Kontributi i tyre në fushën e historisë dhe letërsisë shqipe, në studimet gjuhësore dhe aspektet e tjera studimore është vlerë sa teorike aq edhe kulturore”, ka theksuar presidenti Thaçi në profilin e tij në “Facebook”.

Studimet e tyre çojnë te emëruesi i përbashkët – se, pavarësisht nga hapësira, vendi dhe koha, letërsia dhe gjuha shqipe e kanë identitet, integritet dhe vitalitet, ka shtuar presidenti.