Arkiv: Rrugët e Prishtinës - Foto: Komuna e Prishtinës

Muajin e kaluar 1.200 aksidente, 8 të vdekur!

Dimri dhe moti i papërshtatshëm që rëndon qarkullimin e automjeteve vetëm sa shton rrezikun në trafik dhe drojën nga aksidentet, edhe ashtu të shumta në rrugët e Kosovës.

 

Policia përsërit sugjerimet për kujdes të shtuar në trafik, duke rikujtuar se vetëm në muajin e kaluar ndodhën rreth 1200 aksidente trafiku me madje 8 të vdekur.