Foto: MZHE

Ministri Lluka Kërkon të Shmanget Reduktimi i Energjisë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka kërkuar nga të gjithë aktorët e sektorit të energjisë që t’i shmangin reduktimet e energjisë.

Reagimi i ministrit ka ardhur për shkak se ditëve të fundit ka pasur reduktime të energjisë.

Ai këto komente i bëri pas takimit me drejtuesit e kompanive të energjisë, KEK, KOSTT, KESCO dhe Rregullatorin e Energjisë.

Sipas komunikatës së MZHE-së, qëllimi i këtij takimi ka qenë diskutimi i problemeve me energji.

“Qëllimi i të cilit ishte diskutimi i problemeve në këtë sektor dhe rritjen e përgjegjësive të operatorëve për furnizim me energji, karshi qytetarëve”, thuhet në komunikatën e MZHE-së.

KALLXO.com shkroi dje se Kosova rrezikon të shkyçet nga Sistemi Interkontektiv Europian.

http://kallxo.com/rrezikohet-shkycja-e-kosoves-nga-sistemi-interkonektiv-europian/

Dje në mbledhjen e qeverisë duke shprehur shqetësim për reduktimet e energjisë, Kryeministri Haradinaj kërkoi nga ministri Lluka që ta kuptojë çfarë po ndodh.

http://kallxo.com/haradinaj-shqetesuar-nga-nderprerja-e-rrymes/