Agim Kukaj, MZhE. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Agim Kukaj: Kosova e papërgatitur për sigurinë kibernetike

Agim Kukaj nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka bërë të ditur në emisionin “Jeta në Kosovë” se Kosova nuk është e përgatitur mjaftueshëm në sigurinë kibernetike.

“Kosova nuk është në top shtetet e përgatitura për siguri kibernetike por ka bërë përparime substnciale. A jemi të përgatitur sot, a jemi të sigurt në botën online, nuk jemi të sigurt, sepse s’është asnjë shtet nuk është”, tha Kukaj.

Ai shtoi se Koordinatori i ri Nacional ka punë shumë dhe ka punë vetëm me koordinim.

“Koordinatori Nacional ka punë shumë, ai nuk duhet të punojë shumë por duhet të koordinojë shumë”, thotë ai në emisionin “Jeta në Kosovë”.

 

.