Mbytet 6 Vjeçi në Gjilan

Një fëmijë gjashtëvjeçar sipas Policisë së Kosovës ka vdekur sot në Rajonin e Gjilanit pasi është fundosur në një pus me ujë.

“Policia e Kosovës ka marrë informacion se rreth orës 15 e 20 është raportuar për një fundosje të një fëmije gjashtëvjeçar me inicialet A.Z.,” thuhet në komunikatën e policisë.

Policia njofton se më pas vdekja e fëmijës është konstatuar nga mjekët.

“Fëmija është dërguar në Qendrën e Shëndetit në Gjilan me ç’rast mjeku ka konstatuar vdekjen e tij, “sqaron policia.

Sipas policisë mbytja e fëmijës ndodhi 100 metra larg shtëpisë së tij.Trupi i pajetë i gjashtëvjeçarit është dërguar për obduksion, ndërsa policia po e heton vdekjen e tij.

Edhe në qershor të këtij viti në një gropë të mbushur me ujë në “Kolovicë” të Prishtinës qenë mbytur dy fëmijë 11 dhe 13 vjeç që mes vete ishin motër e vlla.

http://kallxo.com/mbyten-vella-e-moter-ne-prishtine/

Dy fëmijë të tjerë qenë mbytur në gropat e mbushura me ujë afër fabrikës së tullave në Landovicë të Prizrenit vitin e kaluar, ndërsa një hulumtim i “Drejtësia në Kosovë” zbuloi se vdekja e tyre nuk ishte hetuar.

http://kallxo.com/vdekja-e-pahetuar-ne-prizren-sonte-ne-drejtesia-ne-kosove/