Mbyllet me barazim ndeshja Azerbajxhan- Kosovë

Është mbyllur me rezultat të barabartë, pa gola, ndeshja ndërmjet Azerbajxhanit dhe Kosovës në futboll e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Në këtë përballje me pak raste për të shënuar, Kosova arkëtoi një pikë në garën për t’u ngjitur në grupet më të larta në klasifikim.

Në këtë garë, Kosova është pjesë e Ligës së Tretë, Grupi D, bashkë edhe me Maltën dhe Ishujt Faroe.

Ndeshjen e ardhshme Kosova do ta zhvillojë më 10 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.