Ilustrim

Maskat kryejnë grabitje të armatosur edhe në Prishtinë

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë kryer sonte një grabitje edhe në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati” të kryeqytetit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj, tha për KALLXO.com se grabitja e armatosur ka ndodhur rreth orës 21:30.

Shënjestër e grabitjes ishte një market.

“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur në një market ne rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë“, ka thënë zëdhënësja e Policisë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilët po merren me rastin.

Pak orë më herët, persona të armatosur kryen grabitje edhe në një institucion mikrofinanciare në Fushë-Kosovë.

https://kallxo.com/grabitje-e-armatosur-ne-fushe-kosove/

Kohëve të fundit janë shpeshtuar grabitjet e armatosura në institucione bankare.

Tre ditë më parë, gjatë një tentimi për grabitje të armatosur të një filiali të bankës NLB në Istog nga plumbat e grabitësit u vra polici Izet Demaj, ndërsa nga kolegët e Demajt u vra hajduti Kamer Metaj.

https://kallxo.com/vdes-polici-i-plagosur-ne-istog/

https://kallxo.com/video-18-momenti-i-vrasjes-ne-istog/

Më 3 dhjetor, KALLXO.com ofroi pamje ekskluzive nga një grabitje e armatosur në filialin e një banke në Prishtinë.

Grabitja ka ndodhur në pikë të ditës.

https://kallxo.com/video-grabitja-e-bankes-ne-veternik/

www.kallxo.com