Tentativë për grabitje në një barnatore në Prishtinë, kapet në flagrancë i dyshuari

Një person u arrestua në Prishtinë më 04.03.2024 për grabitje në tentativë.

Policia rreth orës 10:30 ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin.

Sipas zëdhënëses së Policisë Rajonale të Prishtinës Flora Ahmeti, i dyshuari u arrestua në flagrancë në një barnatore në lagjen “Ulpiana.”

“Ndaj tij kanë filluar procedurat nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë”, deklaroi Ahmeti për KALLXO.com.