Gezhoja- Foto Ilustrim

Grabitja e armatosur në Rahovec, Policia në vendin e ngjarjes gjen 70 gëzhoja plumbi

Një shtëipi banimi ishte cak i një grabitje të armatosur në mesnatën e 24.02.2024 në Rahovec. Ngjarja kishte ndodhur në 23:45h.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës më datë 25.02.2024 është thënë se një ankues kishte raportuar se persona të panjohur të armatosur në një shtëpi banimi kanë tentuar të kryejnë grabitjen e armatosur.

Ankuesi kishte thënë se të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur e se rasti është nën hetime.

Rasti fillimisht ishte iniciuar si “Grabitje e armatosur”, ndërsa në raportin e 26.02.2024 rasti është iniciuar edhe si “Vrasje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Policia ka njoftuar se pas hetimeve intensive me 25.02.2024 janë arrestuar katër të dyshuar nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartcekur.

Tutje u tha se në vendin e ngjarjes janë gjetur 70 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.

Në vazhdën e hetimeve policor është kryer kontroll në katër shtëpitë e të dyshuarve dhe si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, një pushkë gjuetie, dy pistoleta dhe 74 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Policia tha se dy prej të dyshuarve kanë pranuar tretman mjekësor.

Gjithashtu u njoftua se me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe se rasti vazhdon në procedurë hetimore.