Foto: KALLXO.com

Policia jep detaje për grabitjen e armatosur në Prishtinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot pasdite në një lokal ku kryhen pagesa në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Policia.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se zyrtarët policorë pas marrjes së informacionit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash” – tha ajo.

Tutje Ahmeti tregoi se Policia në koordinim me Prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.

KALLXO.com sjell pamjet nga vendi i ngjarjes.

www.kallxo.com