Një mjek - Foto: REL/Shutterstock

Mamitë dhe infermierët kërkojnë koificient më të lartë të pagave

Mamitë dhe infermerët e Kosovës i janë drejtuar Federatës Sindikale të Shëndetësisë me një kërkesë për rritje të koificientit të pagës.

Ata po kërkojnë që koificienti i tyre të ngritet në 3.5 për bachelor dhe 3.0 për ata që kanë shkollim të mesëm.

“Të indinjuar thellë me këtë nënçmim që po i bëhet punës tonë infermierët e mamitë rreth 20 mijë anëtarë të regjistruar në shoqata që koificienti real i pranueshëm koificienti që është neogicuar nga Federata nëse nuk ndodhë ai vendim ne jemi të gatshëm të marrim masa” thuhet në kërkesën e tyre.

Infermierët dhe mamitë këtë kërkesë e kanë bërë në pajtueshmëri me Federatën Sindikale të Shëndetësisë. Atyre u kanë kërkuar që letra e tyre të dërgohet në Ministri të Shëndetësisë, Ministri të Administratës Publike në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi e në Komisionin për Administratë Publike.

Muajin e kaluar Ministri i  Shëndetësisë Uran Ismaili tha se reformat në shëndetësi nuk do të ndodhin pa rritjen e pagës së punëtorëve shëndetësorë.

KALLXO.com ka raportuar vazhdimisht për grevat e punëtorëve shëndetësorë për shkak të pagave të ulëta.