Prapa grilave - Ilustrim

Malishevë- Sulmoi nënën për para, prokurori kërkon paraburgim

Prokuroria e Gjakovës ka paraqitur kërkesë për paraburgimin e të pandehurit L.M., nga Komuna e Malishevës, për shkak se ka sulmuar fizikisht nënën e tij  Xh. M.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku pas një mosmarrëveshje që kishin, për shkak se i pandehuri i ka kërkuar para nënës së tij e pasi që e njëjta nuk kishte para për t`i dhënë, ai së pari ka filluar të thyejë gjëra në shtëpi dhe pastaj e ka goditur të dëmtuarën, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Prokuroria këtë e ka cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”, (dhunë në familje).

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej një muaji.