Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për dhunë ndaj bashkëshortes, 2 javë pas raportimit

Dy javë pas raportimit në Policinë e Kosovës, është arrestuar një burrë që dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj gruas së tij, në Obiliq.

Rasti ishte raportuar më 06.04.2024 rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërsa arrestimi ka ndodhur më 21.04.2024.

Policia njofton se pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Viktima si pasojë e lëndimeve trupore ka marrë tretman mjekësor dhe së bashku me fëmijët e saj është dërguar në strehimore. Ndërsa deri me tani i dyshuari i lartcekur nuk është hasur dhe nuk është paraqitur në stacion te policisë” – thuhej në raportin e datës 06.04.2024.