Foto: KALLXO.com

Lëndimi i punëtorëve të ‘Bechtel-Enka’, bllokohet rruga Prishtinë-Shkup

Rruga Prishtinë- Shkup është bllokuar në afërsi të Hanit të Elezit pas incidentit të sotëm ku si pasojë e rrëzimit të vinçit të kompanisë Bechtel-Enka, morën lëndime tre punëtorë.

Ministria e Inftrastrukturës tha se rruga do të mbetet e bllokuar gjatë tri orëve të ardhshme.

“Në orët e pasditës ka ndodhur një rrëshqitje e pjesërishme e një vinçi në hapësirat punuese të autostradës “Arbën Xhaferi”, konkretisht në segmentin e fundit të pjesës së urës. Me këtë rast, kanë pësuar lëndime 3 punëtorë, për të cilët Ministria e Infrastrukturës është informuar se kanë marrë lëndime të lehta, për të cilat Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ju dëshiron shërim të shpejtë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

https://kallxo.com/keputet-vinci-i-bechtel-enka-lendohen-tre-punetore/

“Me qëllim të sigurisë në komunikacion gjatë intervenimit të ekipeve përkatëse, rruga nacionale N2, që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit dhe pikën kufitare me Maqedoninë, do të bllokohet për një periudhë kohore prej 3 orëve. Lusim qytetarët që të shmangin qarkullimin në këtë rrugë për kohën e përcaktuar”, thuhet në komunikatë.