Nga një konferencë e Valdete Bajramit dhe Pal Lekajt| Foto: KALLXO.com

Lekaj: t’i Ulim Flamujt Partiakë për Demarkacionin

“T’i ulim flamujt partiakë dhe ta kthejnë mendjen kah interesi i Kosovës,“ tha Lekaj.

Lekaj më tutje u bëri thirrje deputetëve që të mos e miratojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi të nënshkruar më 26 gusht 2015 në Vjenë.

“I ftojmë të gjithë deputetët t’i thërrasin mendjes e arsyes, t’i thonë jo demarkacionit, sepse nëse ne si deputetë marrim barrën e komisionit qeveritar dhe qeverisë në përgjithësi do të jetë e damshme për Kosovën, për gjeneratat që vijnë, e gjeneratat do të na mallkojnë, “ tha më tutje Lekaj.

Edhe deputetja e Nismës Valdete Bajrami kërkoi që interesat shtetërore të jenë mbi ato partiake.

“Ftesë nga këtu të gjithë deputetëve që të mos japin votën pro. Nuk guxojmë t’i vëmë interesat partiake para atyre shtetërore,” tha Bajrami.

Bajrami parashikoi që marrëveshja për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi mund të ratifikohet “në mënyrë tinëzare e heshturazi”.

Ndërsa Pal Lekaj tha se kjo marrëveshje do të kundërshtohet, por sipas tij pa përdorim të gazit lotsjellës.

“Gazi lotsjellës ka qenë jo i domosdoshëm, jo i preferueshëm, por tash është sensibilizu masa. Nuk do të përdorim gaz, por te gjitha veprimet tjera për kundërshtim,” tha Lekaj.

Kundërshtimin e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me të gjitha mjetet i paralajmëroi dje edhe deputetja e “Vetëvendosjes” Donika Kadaj-Bujupi.

http://kallxo.com/kadaj-bujupi-demarkacioni-kete-jave-ne-kuvend/

Dje u shty mbledhja e qeverisë, njëra nga pikat e rendit të ditës të së cilës ishte shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

http://kallxo.com/qeveria-shtyn-mbledhjen-per-demarkacionin/