Mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës | Foto: KALLXO.com

LDK: Nuk është puna e Shpendit me u marrë me BE-në, por me Prishtinën

Asamblisti nga radhët e LDK-së, Shefki Gashi, u shpreh se nuk është punë e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti që të japë kritika ndaj Bashkimit Evropian.

Gashi në mbledhjen e dytë të Kuvendit Komunal të Prishtinës të enjten kërkoi që Ahmeti të merret me punët e Komunës dhe të jetë prezent në mbledhje.

“Unë kërkoj që ta sjellim kryetarin këtu, nuk ka mbet ai me shku me i dhënë vërejtje Bashkimit Evropian por e ka detyrë punët e komunës që janë në interes. E lus Asamblenë mos të targëtojnë dobësitë tek drejtorët sepse këta nuk i vë në asnjë përgjegjësi, nuk kanë faj këta”, u shpreh Gashi.