Foto: Rishi Sunak

Kryeministri britanik bisedë telefonike me Edi Ramën, temë diskutimi edhe Kosova

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Shqipëria, Edi Rama.

Me anë të një komunikate për media të lëshuar nga qeveria britanike, bëhet e ditur se rëndësia e sigurimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë, ka qenë njëra ndër temat e bisedës.

“Ata nënvizuan rëndësinë e sigurimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë”- thuhet në komunikatë.

Biseda thuhet se ka filluar duke folur për “marrëdhëniet e ngushta mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë”, duke vënë në dukje bashkëpunimin e rëndësishëm dypalësh, përfshirë tregtinë dhe investimet.

“Kryeministri [Sunak] vuri në dukje progresin e fortë të bërë nëpërmjet partneritetit MB-Shqipëri për migracionin. Të dy udhëheqësit pranuan më shumë punë për t’u bërë për të trajtuar sfidën e migracionit të paligjshëm në Evropë dhe mezi prisnin ta diskutonin më tej këtë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në MB në korrik”- theksohet në komunikatë.

Duke iu kthyer situatës në Lindjen e Mesme, të dy udhëheqësit diskutuan edhe për rëndësinë e trajtimit të rritjes së antisemitizmit në të gjithë globin dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të tolerancës dhe respektit.