Foto: Gazeta JNK
I Kushtueshëm Përmirësimi i Cilësisë së Ajrit
Drejtoresha e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës Latafete Latifi tha për rtv21.tv se përmirësimi i cilësisë së ajrit nuk mund të ndodhë shpejt.
“Ciësia e ajrit është një problematikë që nuk mund të zgjidhet aq shpejt”, tha Latifi.
Drejtoresha konstatoi se projektet për përmirësimin e cilësisë së ajrit janë të kushtueshme.
“Ministria e Mjedisit ka bërë planin e veprimit për reduktimin e ndotjes në ajër, po ashtu ka hartuar edhe planin e veprimit për cilësinë e ajrit, mirëpo në planin e veprimit për cilësinë e ajrit përfshihen shumë projekte, e të cilat kanë kosto mjaft të lartë dhe që janë të kushtueshme për qeverinë”, tha Latifi.
Ajo tregoi se mbrëmë në Prishtinë u arrit rekord i ajrit të ndotur, pasi mjegulla u përzie me ndotësit e metuar duke krijuar smogun.