Foto: KALLXO.com

Kujdes: Policia në aksion kundër shoferëve që përdorin telefonin

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion, i cili ka për qëllim gjobitjen e shoferëve të cilët përdorin telefonat gjatë vozitjes së automjetit.

KALLXO.com ka qëndruar në njërën nga pikat ku Policia e Trafikut në rajonin e Prishtinës po kryente kontrollet dhe ka ndaluar persona të ndryshëm të cilët kishin rënë ndesh me ligjin, ose më saktësisht kishin përdorur telefonin gjatë kohës sa ishin duke u kyçur në rrethin kryesor, atë i cili të lidh me qendrën e Prishtinës.

Në bazë të Ligjit për Rregullat e Trafikut, shoferët të cilët përdorin telefonin gjatë vozitjes mund të gjobiten me gjobë deri në 40 euro, gjobë të cilën mund ta paguani me gjysmë çmimi brenda 15 ditëve.

Rreshteri, Qerim Hetemi për KALLXO.com ka treguar çfarë gjoba janë shqiptuar gjatë patrullimit të sotëm.

“Gjatë kësaj pike kontrolli, kemi shqiptuar disa kundërvajtje për përdorimin e telefonit dhe kundërvajtje të tjera të cilat burojnë nga ligji për sigurinë e komunikacionit rrugor”, tha Hetemi.

 

https://video.gjirafa.com/policia-ne-aksion-ndaj-voziteve-qe-perdorin-telefonin-mp4-mp4