Begzad Sinani, ish-kryetari i Komunës së Kamenicës - Foto: KALLXO.com

Kryetari i Kamenicës në ‘Jeta në Komunë’

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, do të dalë nesër para Jeta Xharrës dhe asamblistëve komunalë për të dhënë llogari se ku ka arritur me premtimet e bëra gjatë fushatës dhe debateve të vitit 2013.

Në këtë debat televiziv, Begzad Sinani dhe asamblistët e Kamenicës do të debatojnë pse në këtë komunë furnizimi me ujë është problem për qytetarët gjatë muajve të verës?

Pse edhe pas 11 viteve, Kamenica nuk ka palestër të sporteve?

Pse për dy vjet, nga Kamenica kanë emigruar mbi 400 persona?

Pse Kabineti qeverisës i kryetarit Begzad Sinani ngjan si odë burrash- pa asnjë grua në krye të drejtorive komunale?

Debati me kryetarin e Kamenicës, Begzad Sinani, transmetohet në orën 12:00, të dielën në RTK.