Ilustrim.

Arrestohet i dyshuari për kanosje të zyrtarëve policorë në Prizren

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person, i dyshuar për kanosje ndaj zyrtarëve policorë në Prizren.

Sipas Policisë, i arrestuar dyshohet se ka kanosur dhe fyer zyrtarët policorë, pasi i është shqiptuar një tikete për kundërvajtje në trafik.

Policia thotë se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.