Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Katër raste të dhunës në familje raportohen në Polici në 24 orët e fundit në Kosovë

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit, në Prishtinë më 12.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara është lokalizuar dhe arrestuar një grua e dyshuar për dhunë në familje.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia.

Në Pejë, sipas Policisë më 12.05.2024 pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, një i dyshuar ka kanosur një burrë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Rahovec, është arrestuar një burrë për shkak se i  njëjti në vazhdimësi i kishte shkaktuar dhunë psikologjike një personi.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Edhe në Gjakovë më 12.05.2024 për dhunë në familje janë arrestuar dy të dyshuar një burrë dhe një grua, të cilët janë përfshirë në një mosmarrëveshje.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër kosovare është liruar në procedure të rregullt”- thuhet në njoftimin e Policisë.