Besnik Osmani - Foto: KALLXO.com

Kryeauditori: Raportet për Postën dhe Telekomin dalin vitin e ardhshëm

Zyra Kombëtare e Auditimit ka nisur për herë të parë auditimin e ndërmarrjeve publike – Telekomit të Kosovës dhe Postës së Kosovës.

Këto dy ndërmarrje kanë pasur probleme të dokumentuara publikisht me financat duke shfaqur frikë edhe nga falimentimi.

Në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, shefi i ZKA-së, Besnik Osmani tregoi për arsyet e mungesës së auditimeve në ndërmarrjet publike.

“Telekomi i Kosovës është në proces të auditimit përfshirë edhe Postën. Kemi përfshirë një numër relativisht të madh të ndërmarrjeve tjera, kjo nuk është një çështje guximi kjo është një çështje e sigurisë për saktësinë e punës tonë që e bëjmë”, tha Osmani.

Ai shtoi se deri më tani nuk ka pasur një përvojë të auditorëve në auditimin e ndërmarjeve publike.

Në këtë intervistë Osmani flet edhe për 15 vjetorin e ZKA-së,  auditimin e ndërmarrjeve, partive politike, borxhin publik etj…

Emisionin e plotë “Jeta në Kosovë”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: