Kompania e mbeturinave 'Uniteti' shmangu procedurat e hapura në disa tenderë publikë

Në disa tenderë publikë për furnizime, Kompani Regjionale e Mbeturinave “Uniteti” Sh.A, nga Mitrovica, shmangu procedurat e hapura të prokurimit publik.

Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), vë në pah se kjo ndikon në zvogëlimin e konkurrencës e transparencës.

“Nga analiza e raportit të kontratave të nënshkruara, kemi vërejtur se kompania kishte bërë ndarje të tenderëve duke përdorur disa procedura gjatë vitit për furnizime të natyrës së njëjtë. Rastet janë si në vijim:  katër (4) kontrata,  furnizim me zyre në vlerë të përbashkët 8,586€; dy (2) kontrata, furnizim me gomna, në vlerë të përbashkët 1,980€, dy (2) kontrata, servisim i veturave, në vlerë të përbashkët 1,750€” – thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm.

Sipas raporti të auditorit, kjo ka ndodhur si rezultat i mungesës së planifikimit dhe funksionimit të duhur të kontrolleve të brendshme.

Tutje, thuhet se ndarja e tenderëve dhe shmangia nga procedurat e hapura mund të ndikon që kompania të mos arrijë të marrë vlerën për paranë të shpenzuar si dhe në kufizim të konkurrencës së mirëfilltë.

Rekomandimi i dalë nga raporti për bordin e kompanisë është të përdoren procedurat e hapura të prokurimit.

“Bordi i Drejtorëve duhet të sigurojë se janë marrë të gjitha veprimet për një vlerësim dhe planifikim të nevojave të ndërmarrjes dhe artikujt e ngjashëm të grupohen dhe të përdoren procedurat e hapura të prokurimit, për të rritur konkurrencën dhe transparencën.” – rekomandon Auditori i Përgjithshëm.

Në anën tjetër, Ligji i Prokurimi neni 16.4 thekson se: Vlera e së cilës kontratë duhet parashikuar dhe procedura e prokurimit përcaktohet konform vlerës. Autoriteti kontraktues (AK), nuk do ta ndajë kërkesën për prokurim për një sasi të caktuar të produkteve me qëllim të zvogëlimit të vlerës së kontratës për furnizim nën kufirin e caktuar në nenin 19 të këtij ligji

“Çdo kontratë publike vlera e parashikuar e së cilës pritet të jetë e barabartë me ose më e madhe se, ose me arsye pritet të jetë e barabartë me ose më e madhe se, një mirë (1,000), por më e vogël se dhjetgë mirë (10,000), konsiderohen kontrata me vlerë të vogël”,-sqaron auditori gjetjen.

Nga menaxhmenti janë pajtuar me gjetjen e raportit.

KALLXO.com gjithashtu ka raportuar se kompania në fjalë, vitin 2022 e ka përmbyllur me mbi 3.5 milionë euro borxhe ndaj institucionit të Administratës Tatimore të Kosovës. Madje sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, obligimet tatimore nuk ishin prezantuar drejtë nga kompania.

Kompania e Mbeturinave “Uniteti” me mbi 3.5 milionë euro borxh ndaj ATK-së