Kosova Mëson nga Letonia Rrugën e Integrimit

Abrashi tha se Kosova duke marrë shembull nga nga shtetet që janë integruar më herët në BE do ta ketë më të lehtë  rrugëtimin e vet.

“Ne morëm zotimin se ministri dhe shteti që ai përfaqëson të ndihmojë anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme, duke lobuar në shtete që nuk na kanë njohur, por edhe në organizatat që ne duhet të jemi pjesë,” tha Abrashi.

Abrashi e Reirs nënshkruan një memorandum bashkëpunimi mes ministrive që drejtojnë.

Memorandumin, ministri i Letonisë Reirs e konsideroi një hap pozitiv për ngritjen e performancës së Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës.

“Memorandumi i bashkëpunimit i nënshkruar sot me ministrin Abrashi e formon një bazë të fortë bashkëpunimi mes dy ministrive dhe besoj se qëllimet tona të mira të përkthehen në përmirësim të performancës për punësimin dhe mirëqenien sociale,” konstatoi Reirs.

Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit edhe një delegacion i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës do t’ia kthejë vizitën ministrisë së drejtuar nga Reirs.

Vizita e ministrit Reirs në Kosovë edhe nesër nëpër qytete të tjera të Kosovës pasi që sipas ministrit Abrashi homologu i tij duhet të njoftohet edhe me aspektin kulturor të Kosovës përveç atij institucional.