Kosova fiton ndeshjen ndaj Ishujve Faroe

Kombëtarja e Kosovës e ka fituar me rezultat 2-0 ndeshjen e dytë të grupit të 3-të të kualifikimeve për Ligën e Kombeve.

Golat për Kosovën u shënuan në pjesën e dytë.

“Dardanët” avancuan me golin e Abër Zenelit në minutën ’50, e katër minuta më vonë shënoi edhe Atdhe Nuhiu.

Kjo është ndeshja e parë zyrtare ndërkombëtare që kombëtarja e Kosovës e zhvillon në një stadium brenda territorit të saj.

Stadiumi i FC Prishtina “Fadil Vokrri” pas rinovimit i ka plotësuar standardet e UEFA-s.

Deri më tani, kombëtarja e Kosovës ndeshjet si vendëse i zhvillonte kryesisht në Shkodër.

Këto janë fotot e realizuara nga fotoreporteri i KALLXO.com, Atdhe Mulla, nga stadiumi “Fadil Vokrri”.