Konjufca: AAK e NISMA u dorëzuan karshi PDK-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje e quajti të turpshme seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku u diskutua për një ekip negociator në bisedime me Serbinë.

“Të gjithë jemi dëshmitar që në kuvend ndodhi shfaqje e turpshme, përpjekja e presidentit për me ja bashkangjitë vetes një ekip negociator. Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj rezistuan nja dy muaj ditë e sot do ta quaj dorëzimin e AAK-së  dhe NISMA karshi PDK-së. Lakmia e madhe për pushtet dhe kërcënimi i PDK- së mund ta rrëzojnë kur të dojnë e ka pru në këtë gjendje Ramush Haradinaj”, tha Konjufca.

Ai tha se qëndrimet e tyre do t’i shtjellojnë në seancën e rradhës ku kërkohet rezolutë kundër shkëmbimit të territorit me Serbinë.

“Sot qa kemi pa është vagonat që do ti shtohen Hashim Thaçit në negociatat me Serbinë. Duke u bërë bisht i Hashim Thacit duke shkuar në Bruksel me gjysmën e spektrit politik kundër që ne i refuzojmë venet e rezervuara këtu nuk po ndryshon kurgjo. Nuk kam dyshim që kufijt e Kosovës nuk do të hapen. Do te shkoj ti hap kufijt me serbinë. Kjo është ditë e pikëllushme për Kosovën këta do të shkojnë vetëm me ja bo agjendën Thaçit, jo me mbrojtë Kosovën”, tha Konjufca.

https://kallxo.com/pajaziti-ekip-negociator-kredibil-dhe-gjitheperfshires/