Komedia ‘Shfaqja që shkon keq’ jepet sot në Teatrin e Gjilanit

Komedia “Shfaqja që shkon keq” nga Henry Lewis  në regji të Ilir Bokshit, jepet sot në mbrëmje reprizë në Teatrin e Qytetit në Gjilan.

Kjo shfaqje flet për një trupë amatorësh dhe një përpjekje të tyre maksimale për të realizuar një shfaqje. Vrasje enigmatike, dyshime dhe mbi të gjitha dështime, janë ato që e përcjellin publikun gjatë gjithë kohës.

Po pavarësisht problemeve shfaqja duhet të shkojë deri në fund.

Në shfaqje luajnë: Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi, Alban Shahiqi, Safete Mustafa Bafitu, Gani Rrahmani, Avni Shkodra dhe Tringa Hasani.