Foto: Facebook/TQGJ

FC ‘Drita’ dhe Teatri i Qytetit të Gjilanit nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Klubi Futbollistik FC “Drita nga Gjilani dhe Teatri i Qytetit të Gjilanit kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshja parasheh bashkëpunim të ndërsjellët në aktivitetet e tyre kulturore dhe sportive.

Marrëveshja është nënshkruar nga drejtori i përgjithshëm i FC Drita, Feti Murseli dhe drejtori i teatrit, Erson Zymberi.

Përmes kësaj marrëveshjeje Teatri i Qytetit dhe F.C. Drita do të shkëmbejnë përvojat dhe do të mbështesin njëri-tjetrin, përmes promovimit të shfaqjeve teatrale dhe ndeshjeve sportive nga artistët, futbollistët e tifozët.

“Ky bashkëpunim do të realizohet përmes vizitave të organizuara në shfaqje dhe ngjarje sportive, duke krijuar forma kreative të marketingut, pasqyrimit të aktiviteteve nga kalendari mujor (repertori) i Teatrit të Qytetit dhe orarit të ndeshjeve të klubit tonë, DRITA”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e Teatrit të Gjilanit, në Facebook.

Dy drejtorët, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje janë zotuar se do të mbështesin  mbështesin njëri-tjetrin, të promovojnë krijimet teatrale e sportive deri tek rritja e performancës, cilësisë dhe shikueshmërisë.

Foto: Facebook/TQGJ