Puntorët e Teatrit të Gjilanit bëhen me kontrata pune

Teatri i Gjilanit sot ka përfunduar zyrtarisht nënshkrimin e kontratave të rregullta të punës me stafin e teatrit.

Me anë të një njoftimi Teatri i Gjilanit ka bërë të ditur se pas shumë insistimeve, punëve, këkesave, takimeve, krijimit të Asociacionit të Teatrove Publike të Qyteteve të Kosovës, në Gjilan, kanë përfunduar procesin e kontratave të rregullta.

Teatri i Gjilanit bëhet teatri i parë që ka mbyllur procesin e rregullimit të rekrutimit të stafit përmes audicioneve dhe konkurseve publike.

Hapja e konkurseve për rekrutim të aktorëve të puntorëve të stafit në teatrot e Kosovës ishte zvarritur si pasojë e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.