Foto: Teatri i Gjilanit

Të shtunën shfaqet dokumentari për Teatrin e Gjilanit

Të shtunën, më 27 mars, me rastin e Ditës Botërore të Teatrit, me fillim nga ora 18:00 në Teatrin e Gjilanit, shfaqet premiera e filmit dokumentar “Ngritem dhe duartrokas”.

Dokumentari i kushtohet Teatrit të Qytetit të Gjilanit.

Ky dokumentar është realizuar nga organizata “Krudo Kultura” dhe “Trapat”.

“Dokumentari i kushtohet ekskluzivisht historikut të Teatrit të Gjilanit dhe përfshin ngjarjet më të rëndësishme të zhvillimit dhe funksionimit të tij ndër vite. ‘Ngritem dhe duartrokas’, sepse gjatë gjithë jetës, pas çfarëdo rënieje, teatri gjithmonë gjen forcën që të ngritet përsëri”, thuhet në njoftimin e këtij teatri në Facebook.

Realizimi i këtij dokumentari është mundësuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Gjilanit.

Foto: Teatri i Gjilanit